TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Tetor 2023, 22:58

Osmani “puç” Kurtit, shfaqet e lumtur në krah të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Osmani “puç” Kurtit, shfaqet e lumtur në krah të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar fotografi nga takimet e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.

Ndër  shumë fotografi të postuara në Facebook, Rama ka zgjedhur edhe një foto me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku shihen në humor të mirë. Pra duket sikur Osmani i ka bërë puçin Kurtit, i cili ka raporte të tensionuara me Ramën. Këto ditë ministrat e tij e kanë sulmuar fort Ramën.

Gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Spanjë, Rama tha se duhen marrë masa për të parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. “Luftë është fjalë e madhe, por para se të jetë tepër vonë, masa duhen marrë. Ne po e ndjekim situatën nga shumë afër dhe e rëndësishme është që ka një vullnet të mirë, është gjë e mirë që NATO ka shtuar prezencën KFOR-in në veri sepse kufiri atje është bërë shumë transparent dhe shpresojmë që dialogu do të vijojë”, është shprehur Rama.

Lini një Përgjigje