TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Tetor 2023, 18:40

Vizita në Bruksel, Bislimi: Dialogu Kosovë-Serbi s’mund të jetë i njëjtë pas sulmeve në Banjskë

Shkruar nga Pamfleti

Vizita në Bruksel, Bislimi: Dialogu Kosovë-Serbi s’mund të

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha ditën e sotme në Bruksel se situata në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian (BE), nuk mund të jetë më njësoj, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur serbësh më 24 shtator në veri të vendit.

Bislimi i cili është edhe kryenegociator i Kosovës për dialogun me Serbinë tha gjatë një ligjërate në Qendrën për Politikat Evropiane në Bruksel se “së pari, masat ndaj Kosovës duhet të hiqen, ndërsa Serbisë nuk duhet t’i lejohet të bëjë agresion përsëri ndaj Kosovës”.

Gjatë fjalës së tij, Bislimi i përsëriti qëndrimet e zyrtarëve të lartë në Prishtinë se “qartazi ky sulm ishte dizajnuar, mundësuar dhe mbështetur nga Beogradi.”

Duke folur për takim e Vuçiçit dhe Kurtit, Bislimi tha se pala kosovare kishte dalë me një propozim dhe priste që edhe Serbia ta bënte të njëjtën, në mënyrë që të arrihej kompromis në zbatimin e marrëveshjes.

“Propozimi i kryeministrit Kurtit ishte refuzuar pa u lexuar fare. U quajt si joreal. Kosova nuk mund të jetë neutrale ndaj statusit të vet. Kërkuam propozimin e palës tjetër për të kërkuar kompromisin. Na u dha një dokument që ishte i përgatitur edhe para marrëveshjes dhe që fliste vetëm për Asociacionin. Këtu erdhëm në përfundim se nuk ka paanshmëri”, tha Bislimi.

Ai foli edhe për atë që e quajti “përparim” të Kosovës në përafrimin me BE-në “në shumë fusha”, si dhe për përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, por edhe në BE. Ai nguli këmbë se duhet të “punohet pandërprerë për të arritur marrëveshjen ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve e cila duhet të nënkuptoje dhe njohjen e ndërsjellët”.

“Kosova ka bërë kompromis kur e ka pranuar Marrëveshjen e cila as nuk është përfundimtare e as nuk e ka njohjen e ndërsjellët”, shtoi ai.

Bislimi tha më tej se pret nga BE-ja që ta trajtojë Kosovën “sipas standardeve të njëjta me vendet tjera”, sepse Kosova është i vendi i vetëm i cili ka aplikuar për anëtarësim dhe nuk e ka marrë ende statusin e vendit kandidat.

bruksel bislimi kosove serbi dialog

Lini një Përgjigje