
Biznesmeni Ekrem Lluka, oligarku që bënte kontrabandë cigaresh me vëllain e Sllobodan Millosheviç; i cili edhe sot në pension, paguhet e merr divident nga bizneset e Ekremit, si ortak ilegal me të në disa trafiqe dhe biznese në Kosovë, Serbi, Mali i Zi e Bosjne...
Biznesmeni kontravers kosovar Ekrem Lluka, ka qenë oligarku më i preferuar i ish-presidentit serb, kasapit Sllobodan Milosheviç dhe financues i partisë, propagandës e dhunës së tij anti-shqiptare, sidomos gjatë gjenocidit në Kosovë.
Ai nuk i ka shkëputur lidhjet me pushtetin në Serbi, ndërsa nga qarqet e biznesit dhe qytetarët në Kosovë, ai njihet për mashtrimet e zhvatjet financiare e pasurore, por gjithnjë i shpëton ndëshkimit, sepse korrupton shefa policie, prokurorë e gjyqtarë.
Një nga mashtrimet që bërë biznesmeni Ekrem Lluka, nëpërmjet kompanisë së tij “Dukagjini Invest”, është ajo për ndërtimin e objektit qendër bisnesi e banimi të quajtur “Ërc Prishtina” në Prishtinë, me vlerë 45 milionë Euro.
Ekrem Lluka, kishte rënë dakort me ndërtuesin, të bënin shtesë objekti, marrëveshje që u firmos para noterit me të gjitha detyrimet, por ai nuk e bëri pagesën dhe çoi çështjen në gjykatë, ku ka pazarxhinjtë e tij gjyqtarë që e mbrojtën.
Kryetari i gjykatës, Hasan Shala, tani avokat, vendosi të mbrojë mashtrimin dhe zhvatjen që bëri oligarku i Milosheviçit, Ekrem Lluka, ndëra kompania kosovare “NNP Kristal”, ka vendosur të bëjë kallëzim penal ndaj Hasan Shalës, që u bë palë me mashtruesin Lluka.
Sepse korrupsioni pandemik, ka përfshirë sistemin e drejtësisë në Kosovë, për pastrimin e të cilit, vettingu është domosdoshmëri emergjente, mbasi dhe drejtuesi i gjykatës, Hasan Shala, u bë i famshën për aferën me skandalin “Pronto” në Kosovë.
Por pas skandalit, ai emërua drejtues i Gjykatës së Apelit, ku i forcoi dhe shtoi më shumë lidhjet e pista me biznesmenin Ekrem Lluka, i cili, sipas burimeve që ka “Pamfleti”, ka qenë oligarku që bënte kontrabandë cigaresh me vëllain e Sllobodan Millosheviçit.
Fakti është ky: kompania “NNP Kristal” fitoi procesin gjyqësor ndaj kompanisë “Dukagjini Group”, por kur çështja u apelua, “Pronto” gjykatësi Hasan Shala e ndryshoi vendimin në favor të mikut të tij Ekrem Lluka, i cili paraqiti në gjyq djalin Korab Lluka.
Akuzën për mashtrim e zhvatje, që ngriti prokuroria speciale e Kosovës ndaj Ekrem Llukës e të birit Korab Lluka, gjyqtari Hasan Shala e kundërshtoi, duke thënë se “nuk qëndron dhe biznesmeni është totalisht i pafajshëm”.
Por biznesmeni kosovar Ekrem Lluka, oligark i ish-presidentit serb, kasapit Sllobodan Milosheviç dhe financues i partisë së tij, njëherazi ortak e bashkë-kontrabandist cigaresh me vëllain e Milosheviçit; është bërë “Investitor Strategjik” në Shqipëri.
Me Vendim Nr. 71, datë 29 janar 2025 të qeverisë shqiptare, kryeministri Edi Rama, i ka dhënë kompanisë “Dukagjini Group” të Ekrem Llukës, leje ndërtimi dhe tokë shtetërore falas për ndërtim resorti me pallate, hotel, vila e kazino te zona “Mali i Rencit” në Shëngjin, me sipërfaqe 5.9 hektarë dhe vlerë investimi 70 milionë Euro, për të cilat nuk ka deklaruar burim të ardhurash./Pamfleti
Lini një Përgjigje