
Emisari i Bashkimit Evropian ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi ditën e sotme në Kosovë me liderët e vendit.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi, ai tha se fokusi i BE-së muajt e ardhshëm do të jetë në zgjedhjet atje dhe tregon se kjo është vizita në Kosovë që sipas tij, të dihet se sa shumë progres mund të bëhet në procesin e dialogut.
“Për të diskutuar dhe sa progres mund të arrijmë para se Evropa të futet në zgjedhje, e dini se falë dialogut kemi pasur rezultate të rëndësishme në fund të vitit të kaluar marrëveshja për energjinë, po ashtu edhe njohjen e targave dhe përfundimin e regjimit të tiketave për targa, por kishim një përparim të vogël sa i përket normalizimit të marrëdhënieve”, tha Lajçak.
Ai u shpreh se pyetja e vetme që duhet të bëhet tani për Marrëveshjen e Ohrit është se kur duhet të fillojë zbatimi i saj.
“Kishim një marrëveshje nga shkurti-marsi i vitit të kaluar që i bie se më nuk duhet të jetë pyetja se çfarë apo si duhet të bëhet, sipas meje, pyetja është se kur duhet të fillojë zbatimi i saj, natyrisht kur më pyesin mua them të fillojmë sa më shpejtë të fillojmë pa vonesa”, u shpreh Lajçak.
Ndër tjera, ai ka treguar çfarë është biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, do ta analizojë dhe do t’ua dërgojë shteteve anëtare të BE-së.
“Unë me ato çfarë kam biseduar me liderët këtu dhe në Serbi të gjitha i kam marrë, do t’i analizoj informacionet dhe do t’i informojë shtetet anëtare të BE-se dhe lidershipin atje, mendoj se normalizimi duhet të vazhdojë sepse sjellë benefite në të mirë të njerëzve këtu”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje