TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Janar 2024, 14:36

Thasët me rërë në Zveçan, Elshani: U përkasin grupeve terroriste, kishin plan të sulmonin policinë e Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Thasët me rërë në Zveçan, Elshani: U përkasin

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detaje shtesë lidhur me thasët me rërë që u gjetën në katin e tretë të një objekti publik në komunën e Zveçanit.

Elshani ka thënë për Express se thasët janë shfrytëzuar në kohën e barrikadave nga pjesëtarët e organizatave terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

Ai tha se janë përdorur si llogore për të sulmuar Policinë e Kosovës, për të mbrojtur barikadën dhe për të kontrolluar rrugën kryesore që çon për Zveçan.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacione se ne një objekt publik ne komunën e Zveçanit, ka disa gjera materiale te cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe ne kohen e barrikadave.

Sot, gjate kontrolleve qe ka bere policia ka konstatuar se ne katin e trete te kësaj ndërtese janë  dhjetëra thasë te mbushur me rërë qe kane qene si istikame per te sulmuar Policine dhe ne mbrojtje te barikades dhe kontrollimit te rruges kryesore qe te dergon ne Zveçan. Ky objekt publik eshte shfrytezuar nga pjestaret e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut”, ka thën Elshani.

Ai thotë se kjo tregon që grupet kriminale kanë qenë të armatosura rëndë dhe kanë pasur plane të sulmojnë Policinë e Kosovës nëse do të largonte barrikadat.

“Kjo eshte edhe nje deshmi se grupet kriminale kane qene te armatosur rend dhe kane pasur plane qe te sulmojne Policine e Kosoves ne rast se ata do te tentonin ti largonin barrikadat”, shprehet ai.

Lini një Përgjigje