
Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, në prag të 28 Nëntorit, festës së pavarësisë së Shqipërisë ka pranuar çmimin “Nëntori shqiptar” nga komuniteti shqiptar në New York.
Në këtë ngjarje ka kënduar këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila është parë në shoqëri të Grenellit dhe sipas pamjeve që i ka publikuar ky i fundit në Instagram, ajo i ka dhuruar edhe puthje ish-emisarit.
“Jam shumë krenar që kam pranuar këtë çmim në New York nga komuniteti shqiptar.
Ishte një natë e fuqishme me plot festë. Nëntori shqiptar”, ka shkruar Grenell krahas pamjeve të publikuara në Instagram.

Lini një Përgjigje