
Gjatë konferencës së sotme, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se i ka dërguar letër sqaruese kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron, kryeministres së Italisë Giorgia Meloni dhe sekretarit të SHBA-së Antony Blinken, në lidhje me takimin e 14 shkurtit në Bruksel.
Ai sqaroi se në letrën dërguar liderëve të Perëndimit, i ka informuar ata se një emisar ka deformuar procesin e negocimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti shtoi se deri më tani nga Parisi dhe Berlini ka marrë konfirmim se i kanë pranuar këto letra ndërsa nga Uashingtonit e Roma ende nuk ka marrë një përgjigje.
“Së pari, unë të nesërmen, më 15 shtator, i kam dërguar letër sqaruese Parisit, Berlinit, Romës dhe Washingtonit. Nga Parisi dhe Berlini e kanë konfirmuar që i kanë pranuar. Pra i kam dërguar letër kancelarit Scholz, presidentit Macron, kryeministres Meloni dhe sekretarint Blinken. Këtu kemi të bëjmë me një emisar që e ka deformuar procesin, duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kalit, që Asociacioni njëherë e pastaj shohim. Dhe ky deformim i provesit i zbatimit është i shoqëruar edhe me një padrejtësi fundamentale”, tha ai.
Lini një Përgjigje