TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Shtator 2024, 19:36

Në Prishtinë i drejtojnë te Rama, në Tiranë te Kurti: saga e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së nga Shqipëria

Shkruar nga Afrim Imaj

 

Në Prishtinë i drejtojnë te Rama, në Tiranë te Kurti:
Edi Rama dhe Albin Kurti /

Të harrosh gjakun e të rënëve, kontributin e martirëve është më shumë se një mallkim i zakonshëm...

Në autobuzin e linjës Prishtinë-Tiranë u njoha këto ditë me nënën e njërit nga dëshmorët e UÇK-së nga Bujani i Tropojës. Në bisedë e sipër më shpjegoi se kishte udhëtuar për tu interesuar te qeveria e Kosovës për proçedurën e statusit të dëshmorit të të birit dhe aty për aty u shpreh se ishte munduar kot. Kam qënë disa herë, shtoi pastaj dhe në të gjitha rastet më kthejnë të njëjtën përgjigje, shko në Tiranë aty do të marrësh përgjigjen zyrtare. Ndoshta kështu duhet bërë, u mundova ta qetësoj, teksa e shikoja që i dridheshin duart. Po more bir po, po dhe në Tiranë i njëjti avaz, mu kthye ajo dhe një çast hodhi vështrimin nga dritarja si për ta mbyllur bisedën. Pa dashur ta çonte më tej bregën e vet, shqiptoi mundishëm se kjo nuk ndodhte vetëm me të, po me të gjithë familiarët e dëshmorëve nga Shqipëria që u vranë në radhët e UÇK-së. Shkojmë në Prishtinë, u shpreh ajo dhe na adresojnë te Rama. Shkojmë më Tiranë dhe na drejtojnë te Kurti.

U bë shkas kjo bisedë për të rëmuar më tej mbi fatin e statusit të dëshmorëve të UÇK-së nga Shqipëria. Janë 69 të tillë nga të gjitha krahinat e vendit, duke filluar nga Kavaja, Hasi, Tropoja, Berati, Shkodra e deri nga Skrapari i largët. Me moshën mesatare 25 vjeç. Reagimet e para nga autoritetet e Tiranës dhe Prishtinës ishin nga më të ndryshmet. Tërhiqte vëmendjen një lloj mosbesimi për numrin jo të vogël të martirëve. Kishte që pyesnin qortueshëm për nderimet e munguara për ta. Duhet theksuar që në krye të herës se pas kaq vitesh, si shteti Kosovës dhe ai i Shqipërisë nuk kanë ende listën e plotë të dëshmorëve të UÇK-së nga vendi ynë. Emrat e të rënëve në luftën kundër okupatorit serb rezultojnë vetëm në arkivat e zonave operative dhe në kujtesën brilante të bashkëluftëtarëve. Një harresë e dhimbshme kjo për një çështje kaq të rëndësishme. Ndodh kësisoj kur qeveria e Shqipërisë, por dhe ajo e Kosovës kanë zyra të veçanta për statusin e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës, ku shërbejnë zyrtarë të paguar goxha mirë. Mirëpo, deri tani nuk ka qenë fare në axhendën e tyre fati i dëshmorëve të UÇK-së. Nuk është konstatuar as përpjekja më e vogël së paku për të krijuar dosjen përkatëse. Pa fol këtu për kujdesin ndaj familjeve të tyre, të cilat jetojnë në skajet më të largëta të qendrave urbane, shumica në kushte mjerimi të thellë.

Nuk është vendi për të sjellë këtu vlerat e jashtëzakonshme të aktit heroik të këtij brezi të rinjsh që u vetëflijuan në ballin e luftës për lirinë e Kosovës. Në fund të fundit, ata bënë atë që menduan se ishte më e mira dhe më e dobishmja për kombin. Heshtja jonë, harresa e dy shteteve që flasin shqip ndaj veprës së tyre është tejet e dhimbshme. Janë bërë mbi dhjetëra herë mbledhje të përbashkëta të dy qeverive përkatëse. Janë bërë séance të përbashkëta të Parlamentit të Shqipërisë dhe atij të. Për çfarë nuk është fol e debatuar në to, po për martirët, të rënët nuk është përmendur asnjë. Thua se kemi zyrtarët pa kujtesë dhe institucione dritëshkurtra?! Të harrosh gjakun e të rënëve, kontributin e martirëve është më shumë se një mallkim i zakonshëm. Kur do kujtohen institucionet e shtetit këtej dhe matanë kufirit së paku të përmendin shifrën e plotë të tyre. Kur do kujtohen të fillojnë nga nderimi për veprën e tyre. Kur do kujtohen t’u shkojnë te porta familjarëve të dëshmorëve e t’u japin një dorë për t’i nxjerrë nga skamja. Sa më shumë vonojnë, aq më turp për to./Pamfleti

LISTA E DËSHMORËVE TË UÇK-së NGA SHQIPËRIA

1.Adem Uk Mazreku-Has-Vranisht

2.Adem Xhelal Shehu-Kukës

3.Adem Bajram Selmani-Tropojë

4.Agim Ismail Muja-Has-Krumë

5.Arben Rexh Kraja-Has-Vlanë

6.Arian Qamil Brahimi-Shkodër

7.Arif Shpend Dautaj-Tropojë

8.Artan Xhem Kovaçi-Has-Vlanë☺

9.Astrit Hekuran Suli-Berat

10.Astrit Selman Rrushi-Has-Letaj

11.Besmir Azem Brati-Has-Golaj

12.Bilbil Halil Muja-Tropojë

13.Bylbyl Hazir Breçani-Tropojë-Bujan

14.Behar Adem Ademaj-Bardhoc-Kukës

15.Din Alush Koleci-Has-Kishaj

16.Etem Tot Syla-Bardhoc -Kukës

17.Fatmir Rexhep Hasandoçi-Tropojë-Bujan

18.Halim Zenun Bardhoshi-Has-Letaj

19.Halit Riza Coka-Kukës

20.Hamdi Muharrem Mulaj-Has –Dobrunë

21.Hysen Asllan Syla-Morinë-Kukës

22.Hazir Abdyl Malaj-Tropojë

23.Hyre Mehmet Demiri-Tropojë

24.Hysni Adem Hajdarmataj-Tropojë-Bytyç

25.Hysen Ismail Mella- Tropojë

26.Kujtim Hasan Hajdarmataj-Tropojë

27.Lavdie Ramadan Lushi-Has-Golaj

28.Lefter Lyfti Koxha-Berat-Nishorë

29.Luan Riza Cahani-Has-Krumë

30.Lulzim Hasan Muhametaj-Tropojë-Bytyç

31.Lulzim Sadik Morina-Has-Pogaj

32.Man Arif Sallahi-Tropojë

33.Mehriman Uk Dauti-Has

34.Mehmet Ramë Dizdari-Tropojë

35.Merita Mus Cahani-Has-Cahan

36.Mus Sadik Cahani-Has-Cahan

37.Muharrem Halil Tafa-Tropojë

38.Mensur Skënder Syla-Kukës-Bardhoc

39.Naim Hajdar Qema-Has-Kishaj

40.Ndriçim Sherif Koxha-Librazhd

41.Nesim Hysni Syla-Kukës-Morin

42.Indrit Lulzim Cara-Kavajë

43.Isa Peshk Malaj-Has

44.Isa Dervish Thaçi-Has-Domaj

45.Isa Rexhep Hajdarmataj-Tropojë

46.Orion Adem Qelia-Tropojë

47.Osman Dem Selimaj-Tropojë

48.Osman Ibish Lleshi-Has-Kishaj

49.Pajtim Ahmet Roci-Has-Krumë

50.Qazim Hazir Dautaj-Tropojë

51.Ram Mus Gecaj-Has

52.Ramiz Ramë Mëmia-Tropojë

53.Ram Rexhep Sallahi-Tropojë-Kamenicë

54.Rendti Ismail Geci-Tropojë

55.Sadri Beslim Ahmati-Has-Vlanë

56.Selim Tahir Kraja-Has-Vlanë

57.Skënder Rasim Morina-Has-Pogaj

58.Skerdilajd Bardhyl Llagami-Tiranë

59.Shpend Rexh Hajdarmataj-Tropojë

60.Tahir Mal Sinani-Tropojë-Gri

61.Tahir Ram Mëmia-Tropojë

62.Tahir Shaban Hoxha-Tropojë

63.Xheladin Qazim Dauti-Has

64.Xhem Ali Kovaçi-Has-Vlanë

65.Xhem Sadri Bardhoshi-Has-Letaj

66.Xhemile Makel Sallahi-Tropojë-Kamenicë

67.Xhevat Ajet Lleshi-Has-Kishaj

68.Xhevit Ibish Lleshi-Has-Kishaj

69.Xhevahir Bajram Selmani-Tropojë

uçk saga e familjeve të dëshmorëve shqipëria

Lini një Përgjigje