Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste për kanalin 10, ndër të tjera ka folur edhe për raportet me Edi Ramën, kreun e qeverisë së Shqipërisë. Ai tha se marrëdhëniet me Ramën mbeten të mira, por ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje politike.
Kurti theksoi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtim të plotë në çdo qëndrim.
Sipas tij, një nga fushat ku qëndrimet nuk përkojnë plotësisht lidhet me mënyrën e trajtimit të marrëdhënieve me Serbinë. Kurti theksoi se Kosova dhe Shqipëria mund të kenë perspektiva të ndryshme mbi disa zhvillime rajonale, për shkak të realiteteve dhe përvojave të ndryshme që kanë.
“Me Edi Ramën marrëdhëniet i kemi të mira. Kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për shembull me qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar. Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, u shpreh Kurti.
Raportet Kurti-Rama kanë pasur ulje-ngritje të herëpashershme, veçanërisht gjatë periudhës së 'Open Balkan', të cilës Kryeministri i Kosovës nuk iu bashkua. Por jo vetëm kaq. Kurti në jo pak raste u vendos nën presionin e Ramës, për të pranuar dialogun e Beogradin, ndërsa ndaj Kosovës u aplikuan edhe sanksionet nga BE, gjë që çoi në një tjetër ngrirje raportet mes dy qeverive.
Lini një Përgjigje