TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Tetor 2023, 10:50

Ministres së Kosovës i vidhet banesa, ajo përballet me një nga autorët

Shkruar nga Pamfleti

Ministres së Kosovës i vidhet banesa, ajo përballet me një

Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, i është grabitur banesa mëngjesin e së dielës, ku i janë marrë sende me vlerë. Lajmi është bërë publik nga autoritetet 24 orë me vonesë dhe theksohet se rasti është përcaktuar “Vjedhje e rëndë”.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejshme hetimore”, njoftoi policia.

Hajdarit iu vodhën 2 mijë e 500 euro dhe sende të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe karta banke.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije detaje se si grabitësi u fut në banesën e ministres Hajdari, u përball me të dhe u zhduk para syve të saj, bashkë me sende me vlerë që kishte arritur të vjedhë.

ministrja rozeta hajdari

Lini një Përgjigje