TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Qershor 2026, 16:22

“Çmendet” tregu imobilar edhe në Kosovë, çmimet e pronave rriten me 5,3 përqind!

Shkruar nga Pamfleti

“Çmendet” tregu imobilar edhe në Kosovë,

Çmimet e pronave të banimit në Kosovë në tremujorin e parë të vitit 2026 janë rritur për 5.3 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, sipas Indeksit të Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025 çmimet e pronave të banimit shënuan rritje prej 2.4 për qind.

Sipas ASK-së në rajonin e Prishtinës, çmimet e pronave të banimit u rritën me 1.4 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.

“Çmendet” tregu imobilar edhe në Kosovë,

Ndërsa në rajonet e tjera të vendit, çmimet e pronave të banimit u rritën për 12.3 për qind në tremujorin e parë 2026, krahasuar me tremujorin e parë 2025.

“Çmendet” tregu imobilar edhe në Kosovë,

tregu imobilar kosovë

Lini një Përgjigje