Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillon një mbledhje të Kryesisë, e cila është konsideruar si konsultative.
“Është takim konsultativë. Atje do t’i shpreh qëndrimet e mia më pas do t’i bëjë publike”, tha deputetja Hykmete Bajrami, para nisjes së mbledhjes së Kryesisë.
Anton Quni, ishte një tjetër nga anëtarët që ka komunikuar me mediat, por nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse është “për ose kundër” dorëheqjes së Lumir Abdixhiku nga pozita e drejtuesit të LDK-së.
“Do të bisedojmë për zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne do të bisedojmë. Çdo çështje do ta bëj publike pasi të shterohen të gjitha diskutimet“, tha Quni.
Kjo është mbledhja e parë e LDK-së, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku kjo parti u rendit e treta me vetëm 13.23 për qind të votave.
LDK u rendit pas Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Lini një Përgjigje