TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Janar 2026, 11:23

Detaje nga plagosja e trefishtë në Kosovë, autori ishte i dehur 

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga plagosja e trefishtë në Kosovë, autori ishte i

Detaje të reja janë zbardhur për plagosjen e trefishtë në një lokal të Deçanit.

Burime bëjnë me dije se dy prej të plagosurve janë shtetas serbë, ndërsa i treti është një avokat shqiptar. 

Mësohte se të plagosurit kanë qenë të ulur bashkë në një tavolinë, derisa i dyshuari në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Klan Kosova infomon se më vendin e ngjarjes ka qenë edhe një zyrtar policor, i cili ka ndërhyrë duke neutralizuar të dyshuarin.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës.

“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar se në një lokal ka të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në një lokal ka vërejtur tre persona të shtrirë, të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës”.

Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, thuhet në konfirmim.

plagosje me arme ne kosove

Lini një Përgjigje