TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Shtator 2024, 12:29

Kryetari i Kuvendit të Kosovës: Po të mos ishte Vetëvendosja, veriu do të përfundonte te serbët

Shkruar nga Pamfleti
Kryetari i Kuvendit të Kosovës: Po të mos ishte
Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se po të mos ishte Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, veriu i Kosovës do të përfundonte në negociata, sidomos pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet kosovare.

“Juve ju kujtohet, ishte një bojkotim i orkestruar prej anës së policëve, kryetarëve të komunave edhe Kosova ishte para dy opsione.

Unë jam i sigurt që po të kishte qenë opsioni i vjetër politik në Kosovë, do të kishim përfunduar në negociata, por kjo nuk ka qenë opsioni jonë, opsioni jonë është kushtetutshmëria me çdo kusht, qoftë edhe përmes përdorimit të organeve të sundimit të ligjit për të vendosur atje rendin dhe ligjin.

Kosova do të përfundonte shumë keq nëse pas dhunës, pas kushtëzimeve dhe pas imponimeve, veriu i Kosovës do të përfundonte në negociata. Kjo nuk ka qenë opsion për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për qeverisjen e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Ndërkohë zëvendëskomandanti i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, thotë se situata në veri të Kosovës është e qetë, por megjithatë mbetet delikate.

“Në veri të vendit situata vazhdon të jetë e qetë, nuk kemi ndonjë zhvillim. Kemi numër të mjaftueshëm të policëve. Në rast se ka nevojë për të reaguar, ne jemi këtu”, u shpreh Elshani.

Situatën e qetë e konfirmon edhe Nexhat Uglanin, kryetar i kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut.

“Në mënyrë demokratike kemi protesta nga një subjekt politik. Kemi pasur dhe arrestime të disa personave që kanë bërë vepra penale dhe sulme ndaj policisë”, tha Nexhat Uglanin, kryetar i kuvendit komunal, Mitrovicë e Veriut.

Ai përshëndet ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale, pavarësisht se e konsideron të vonuar, kundër grupit terrorist dhe kreut Milan Radoiçiç që kanë sunduar veriun përmes krimit.

glauk konjufca

Lini një Përgjigje