TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Maj 2024, 12:01

“Kosova është Serbi”/ Vuçiç në 'qiell të shtatë' për vizitën e presidentit kinez: Po na bën nder të pamasë

Shkruar nga Pamfleti
“Kosova është Serbi”/ Vuçiç në
Alekandër Vuçiç dhe Xi Jiping

Presidenti kinez, Xi Jinping, nis të martën vizitën dyditore në Serbi, e dyta në më pak se 10 vjet. Pas ndalesës në Francë, ku në fokus ishin bisedimet për luftën në Ukrainë dhe tregtinë, udhëheqësi kinez do të takohet me homologun Alekandër Vuçiç në Beograd, ku në tryezë do të jenë një gamë e gjerë temash, politike, ekonomike dhe teknologjike.

Në Pekin, vizita në Serbi u përshkrua si forcim shtesë i “miqësisë së çeliktë” mes dy vendeve, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e quajti Xinë “mik të madh” të Serbisë. Në një intervistë për mediat kineze, Vuçiç tha se vizita do të sjellë përfitime për të dy popujt.

“Vizita ka një rëndësi të madhe për Serbinë në çdo kuptim. Nderi që ai po i bën vendit tonë me ardhjen e tij është i pamatshëm për të gjithë ne, veçanërisht duke marrë parasysh planet e Serbisë për një përshpejtim të zhvillimit të përgjithshëm, si dhe të kontekstit gjeopolitik global”, tha Vuçiç.

Ekspertët vlerësojnë se vizita e presidentit kinez në Serbi, përveç aspektit ekonomik dhe tregtar, dërgon edhe një mesazh politik se Serbia ka alternativa dhe se përpiqet të punojë për thellimin e bashkëpunimit me aktorë jashtë Perëndimit.

“Tajvani është Kina”, “Kosova është Serbi”

Kina pritet të rikonfirmojë mbështetjen për integritetin territorial të Serbisë dhe qëndrimit të saj për Kosovën.   

Duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes Rusisë dhe Kinës si dhe mbështetjen që Kina i jep Serbisë në raport me Kosovën, nuk është për t'u habitur që fjalët e përdorura nga Aleksandar Vuçiq për të shënuar ardhjen e presidentit kinez pak ditë më parë - Tajvan është Kina.

Kujtojmë se presidenti kinez vjen në Beograd gjashtë muaj pas qëndrimit të Vuçiçit në Pekin, kur u nënshkrua marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës , e cila duhet të hyjë në fuqi në korrik.

Sipas interpretimeve të marrëdhënieve mes dy vendeve, fakti që presidenti kinez vjen në ditën kur NATO bombardoi ambasadën kineze në Beograd, ai dëshiron të dërgojë një mesazh se marrëdhëniet e atij vendi me Perëndimin nuk janë në një nivel të mirë fare.

Vuk Vuksanoviq, studiues i lartë në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë, thotë për Radion Europa e Lirë se Serbia, me këtë vizitë, po pozicionohet edhe krah Rusisë.

Delegacioni kinez mbërrin në Beograd në ditën kur, saktësisht një çerek shekulli më parë, gjatë bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi, u godit ambasada kineze, duke vrarë tre gazetarë kinezë. Sulmi, të cilin Shtëpia e Bardhë më vonë e quajti "gabim", hapi një fazë të re të forcimit të partneritetit midis Serbisë dhe Kinës.

Lini një Përgjigje