TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Dhjetor 2023, 15:04

Kolegët suedezë reagojnë për Liridona Ademajn: Ishte e dashur, e donte familjen

Shkruar nga Pamfleti

Kolegët suedezë reagojnë për Liridona Ademajn: Ishte e

Më 29 nëntor në Prishtinë u vra 33-vjeçarja Liridona Ademaj. Bashkëshorti i saj Naim Murseli pagoi Granit Plavën duke paguar një shumë prej 30 mijë eurosh.

Për vdekjen e saj ka pasur reagime të shumta, së fundmi atë e kanë kujtuar edhe kolegët e punës në Suedi. “Lejas Cafe” në reagimin e bërë në Facebook shkruan se Liridona ishte një person i dashur dhe ajo e donte shumë jetën familjare.

“Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne. Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë. Liridona nuk ishte thjesht një punonjëse e jona në Lejas Café. Ajo ishte shumë më tepër se kaq. Ajo ishte një shoqe shumë e dashur për të gjithë dhe një punonjëse e njohur me klientët. Ajo krijonte lehtësisht lidhje të mira përmes personalitetit të saj dhe këto janë vetëm disa nga cilësitë e mira që zotëronte”, thuhet në reagim.

Liridona Murseli, u vra mbrëmjen e së mërkurës gjatë një grabitjeje të armatosur, e cila sipas hetimeve të deritanishme ishte e planifikuar nga vetë bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Gjykata Themelore sot vendosi masën e paraburgimit për tre të arrestuarit.

liridona vdekje

Lini një Përgjigje