TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Dhjetor 2023, 13:01

Gjykata jep detaje si u planifikua vrasja e Liridonës: Granit Plava e qëlloi me plumb në qafë, Naimi mori fëmijët e iku

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata jep detaje si u planifikua vrasja e Liridonës: Granit Plava e

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën me një muaj paraburgim ndaj Naim Murselit dhe dy të dyshuarve të tjerë Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, për vrasjen e Liridona Ademajt. 

Gjykata e Prishtinës tregon detaje nga vrasja e Liridonës. Sipas Gjykatës, Naim Murseli kishte dashur ta privonte “në mënyrë dinake” nga jeta bashkëshorten e tij. Me marrëveshje me Naim Murselin, Granit Plava me maskë në kokë dhe revole në dorë e qëlloi me plumb në qafë Liridona Ademajn, pasi bashkëshorti i saj dhe fëmijët u larguan.

Gjithashtu, Naim Murseli i ka siguruar vetë armën e zjarrit të llojit pistoletë Granit Pllavës dhe të dy së bashku inskenuan grabitjen.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin  Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

 

gjykata naim

Lini një Përgjigje