TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Janar 2025, 22:27

Kërcënoi me vrasje Albin Kurtin, arrestohet 20-vjeçari; policia i gjen armë në banesë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi me vrasje Albin Kurtin, arrestohet 20-vjeçari; policia

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi është akuzuar se ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti përmes postimeve në rrjetin social “Instagram”.

Arrestimi u bë pas një hetimi të nisur më 7 janar 2025 për veprën penale “Kanosje”, që lidhej me kërcënimet ndaj Kurtit dhe postimeve për dhunë të publikuara nga grupi i quajtur “Brigada Sever”.

Sipas Policisë së Kosovës, hetimet çuan në identifikimin e të dyshuarit, M. R., lindur në vitin 2004, i cili u arrestua më 10 janar 2025 në Zveçan. Gjatë arrestimit, ai u mor në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë gjuetie pa leje.

Përmes një njoftimi, zv/drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi arrestimin dhe tha se veprimi ishte bërë për shkak të kanosjes ndaj kryeministrit. Ndërkohë, prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh për të dyshuarin.

Lini një Përgjigje