TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shtator 2023, 18:58

Kaos në avion/ Serbët tremben pas situatës dje, nuk pranojnë të ulen në aeroportin e Prishtinës; përplasen me pilotët

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në avion/ Serbët tremben pas situatës dje, nuk pranojnë

Një situatë aspak normale ka ndodhur sot në një avion të mbushur me serbë.

Gazetari kroat, Zoran Kusovac, ka shkruar për një fluturim të kompanisë Eurowings nga Dyseldorfi për në Beograd, ku për shkak të motit të keq avioni nuk është ulur dot në Beograd.

Ai ka treguar se më pas aeroplani ishte drejtuar për në Prishtinë, ndërkohë që pasagjerët, në masë të madhe serbë, kishin reaguar ashpër duke paralajmëruar edhe trazira brenda aeroplanit.

Duke parë një situatë të tillë, aeroplani më pas ka marrë drejtimin për në Budapest.

Lini një Përgjigje