TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Shtator 2023, 20:18

Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Gjermania ‘ultimatum’ Serbisë: Distancohu nga dhuna!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Gjermania

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, i ka kërkuar në mënyrë të prerë Serbisë që të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna.

Përmes një postimi në platformë ‘X’, kryediplomatja gjermane tha se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, “të githë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe”. Ajo shtoi se përgjegjësia për secilën palë matet me atë që bëhet për shtensionimin e situatës.

Pas sulmit ndaj policisë në #Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për të #de-përshkallëzuar. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, shkruan Baerbock.

baerbock serbia

Lini një Përgjigje