
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, pas një bisede të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Cholleti ka shtuar se me kryeministrin e Kosovës kanë folur në lidhje me sulmin e së dielës në Kosovë, ku u vra zyrtari policor, Afrim Bunjaku, teksa shtoi se SHBA dënon ashpër sulmin në Veri.
“Biseduam me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënojmë ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, ka shkruar ai në platformën X.
Spoke with PM @albinkurti of the heinous attack Sunday in Kosovo. Strongly condemned violence against Kosovo Police; expressed condolences on the loss of Sergeant Afrim Bunjaku. Both sides must return to the EU-facilitated Dialogue and implement Ohrid commitments.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) September 26, 2023
Lini një Përgjigje