
Ka humbur jetën Bastri Dubova, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai ishte pjesë e listës zgjedhore të Partisë Liberale Egjiptiane. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Veton Berisha përmes një postimi në rrjetin social.
“Në emër të Partisë Liberale Egjiptiane, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ndarjen nga jeta të z.Bastri Dubova , aktivist kombëtarë, anëtar i Lëvizjes Egjiptiane, anëtar i Partisë Liberale Egjiptiane, si dhe pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit!
Bastri Dubova është shpallur Qytetar nderi në Komunën e Obiliqit nga kryetari i kësaj komune z. Xhafer Gashi, falë punës dhe angazhimit të tij rreth në të mirë të qytetarëve të Obiliqit!
Mikun tonë do ta kujtojmë përgjithmonë si një aktivist i palodhur, burrë fisnik e bujar!
Humbja e tij është e madhe për familjen, miqtë dhe për gjithë komunitetin tonë Egjiptian.
Kontributi dhe angazhimi i tij do të mbetën gjithmonë të çmuara dhe të paharruara”, thuhet në njoftimin për mediat.
Lini një Përgjigje