TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Prill 2023, 10:57

Gjyqi në Hagë, avokati Hashim Thaçit: Nuk e kontrollonte ai UÇK-në, por komandantët e zonave

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi në Hagë, avokati Hashim Thaçit: Nuk e kontrollonte ai

Në ditën e sotme vijon seanaca gjyqësore në Hagë në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.  Sot radhën e ka mbrojtja ku do të bëjnë deklarimet e tyre për të hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë Speciale.

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, në fjalën e tij hyrëse tha klienti i tij nuk ka pasur motiv që të kryejë krimet për të cilat akuzohet.

Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, sërish insistoi se Thaçi nuk kishte pushtet që të parandalohet apo ndëshkonte krimet e mundshme gjatë luftës dhe ai nuk kontrollonte UÇK-në.

“Hashim Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në, e kontrollonin komandantët e zonave”, tha ai.

Kehoe po ashtu kundërshtoi një prej pikave kyçe të aktakuzës së Speciales, që thotë se synimi kryesor i Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, ishte të merrnin kontrollin e Kosovës.

“Nuk është aspak e vërtetë”, tha ai.

Ai tha se Qeveria e Përkohshme e udhëhequr nga Thaçi, kshte qëllim të ishte me bazë të gjerë, ashtu siç kishte kërkuar SHBA-ja, tha Kehoe.

Në këtë Qeveri të Përkohshme, sipas Kehoe, kishte vend për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndonëse ky subjekt refuzoi të merrte pjesë. Ky ekzekutiv, sipas mbrojtësit të Thaçit, nuk u krijua për të shënjestruar “kundërshtarët” e as për shfrytëzuar vakuumin e pushtetit.

Avokati i Thaçit u shpreh më tej se klienti i tij nuk kishte mundësi të parandalonte apo të ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona sepse pushteti real u takonte komandatëve të zonave.

“Hashim Thaçi nuk kishte mundësinë të parandalonte apo të ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona. Pushteti real u takonte komandantëve të zonave”, tha ai.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë, dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.

 

kosova hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të uÇk-së

Lini një Përgjigje