TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Mars 2026, 08:37

Gjykata Kushtetuese drejt vendimit për dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata Kushtetuese drejt vendimit për dekretin e presidentes për

Partitë parlamentare paraqesin qëndrime të ndryshme për epilogun e çështjes dhe hapat që pasojnë

Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendimin përfundimtar për dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, ndërsa përfaqësues të partive kryesore parlamentare kanë bërë publike pritshmëritë e tyre.

Deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli, tha në Debat Plus se partia e tij pret që Gjykata ta vlerësojë dekretin si të pavlefshëm dhe antikushtetues. Sipas tij, një vendim i tillë do t’i hapte rrugë një procedure të re për zgjedhjen e presidentit nga Kuvendi.

Në të njëjtën linjë debati, deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Kuvendi aktual ka humbur legjitimitetin dhe se zgjidhja duhet kërkuar përmes zgjedhjeve të reja. Ai u shpreh se pret që aktgjykimi i Gjykatës të sqarojë procesin e zgjedhjes së presidentit, por theksoi se vendi duhet t’u drejtohet qytetarëve përmes votës.

Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, kërkoi që dekreti i presidentes të marrë vlerësimin që i takon dhe që procesi të çojë në shpërndarjen e Kuvendit. Ai tha se pret që vendi të shkojë në zgjedhje brenda afatit kushtetues prej 45 ditësh.

Qëndrimet e tri partive tregojnë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbetet përcaktues për rrjedhën e mëtejshme institucionale dhe politike në vend.

 

kushtetuese kosova vendimi

Lini një Përgjigje