TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Dhjetor 2024, 11:41

Gjykata e Hagës godet sërish Kosovën, arrestohet ish-ministri i Drejtësisë dhe ish kreu i Shërbimit Sekret

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata e Hagës godet sërish Kosovën, arrestohet ish-ministri i
Hajredin Kuçi

Ish-ministri i Drejtësisë në Kosovë është vendosur në pranga me urdhër të Gjykatës Speciale. Këtë të enjte, është bastisur shtëpia e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçit, bën të ditur media kosovare.

Gjatë mëngjesit të sotëm, Gjykata Speciale ka arrestuar edhe ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, ish-kreun e AKI-së, Bashkim Smakajn dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fadil Fazliun.

Specialja thotë se po kryen operacione gjatë hetimeve për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë

Ndërsa, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë duke kryer operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas njoftimit, operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Dhomat e Specializuara në Hagë, që veprojnë me ligje të Kosovës, nuk kanë komentuar ende rreth arrestimeve të raportuara.

Arrestimin e Fazliut e konfirmoi edhe djali i tij, Fahri Fazliu. Sipas tij, arrestimi është bërë rreth orës 08:00 të së enjtes para banesës së tij në Prishtinë.

“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar babain tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu. Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë”, ka shkruar ai.

 

hajredin kuçi gjykata e hagës

Lini një Përgjigje