TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Qershor 2023, 18:44

Sulmet ndaj gazetarëve në Veri, politika kosovare dënon dhunën: Akte të papranueshme, ndërkombëtarët të reagojnë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ndaj gazetarëve në Veri, politika kosovare dënon

Ditën e sotme gjatë protestës së serbëve në komunën e Leopsaviçit, ekipi i një televizioni kosovarë është sulmuar. Serbët në veri të Kosovës dhunuan gazetaren dhe kameramanin, ndërsa ky i fundit shihet teksa rrëzohet përtokë, duke thyer dhe kamerën.

Lidhur me këtë ngjarje ka pasur reagime të shumta nga ana Kosovës dhe Shqipërisë dhe nga komuniteti ndërkombëtarë të cilët kanë dënuar rastin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dënoi aktin dhe tha se sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët.

Një tjetër gazetare është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës sot nga persona të maskuar. Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që përndryshe janë të zëshme për situatën”, ka shkruar Kurti në “twitter”.

Nuk ka munguar edhe reagimi nga ana e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, që e kla quajtur dhunën e ushtruar ndaj medias si të tmerrshme dhe të papranueshme.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, këto sulme janë të tmerrshme dhe të papranueshme. Ky është sulmi i tretë brenda një periudhe të shkurtër vetëm gjatë ditës së sotme, i shkaktuar nga protestuesit e maskuar serbë, në prani të organeve të sigurisë”, thuhet në fund të reagimit.

Reagim ka pasur edhe nga Kryeparlamentari, Glauk Konjufca i cili e ka dënuar ashpër këtë sulm, të cilin e sheh si vazhdimësi e orkestrimit të bandave kriminale nga Beogradi, për ta destabilizuar Kosovën.

Kryeparlamentari ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të shkojnë presionin ndaj Serbisë, e cila, sipas tij, është shkaktarja e tensioneve.

Kosova nuk do t’i tolerojë provokime të tilla, por as faktori ndërkombëtar nuk duhet t’i kalojë pa ndëshkim interferime të tilla të Serbisë në stabilitetin dhe sovranitetin e Kosovës”, shkruan ndër të tjera ai.

kosova sulmet gazetarëve

Lini një Përgjigje