TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Maj 2024, 13:42

Escobar përfundon mandatin e tij për Ballkanin

Shkruar nga Pamfleti

Escobar përfundon mandatin e tij për Ballkanin
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka përfunduar mandatin e tij.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, me anë të një postimi në rrjete sociale i ka uruar Escobarit suksese ]në detyrën e tij të ardhshme.

Hovenier e ka falënderuar Escobarin për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij.

“Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj suksese në detyrën e tij të ardhshme. Kam pasur nderin të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së. I shpreh falënderimet e mia për përkushtimin e tij të palodhur në avancimin e vizionit tonë për një Kosovë dhe rajon të Ballkanit Perëndimor të sigurt, të begatë dhe demokratik”, shkruan Hovenier.

Kujtojmë se rreth 1 javë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se Gabriel Escobar nuk do të shërbejë më si i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

DASH theksoi gjithashtu se zyrtarët e shërbimit të jashtëm marrin detyra me rotacion çdo një deri në katër vjet dhe Escobari do të marrë detyrë të re.




 
 

escobar mandati hovenier

Lini një Përgjigje