
Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha se armët e gjetura në veriun e Kosovës, janë ato të cilat kanë ardhur që kur planifikohej sulmi i Banjskës.
Ai tha se gjetja e këtyre armëve dëshmon edhe njëherë se ekzistojnë grupe në Kosovë, të cilat tentojnë të krijojnë konflikte të cilat mund të duken si konflikte ndëretnike, e për këtë gjë ndërkombëtarët duhet ti kërkojnë llogari Serbisë.
“Armatimet janë ato që kanë mbetur si rezultat i sulmit të Banjskës, nuk është armatim i ri i futur në republikën e Kosovës. Autoritetet e Kosovës po e kontrollojnë pjesën verior dhe nuk është futur armatim i ri. Ana tjetër është interesante të theksohet se ky armatim, përdoret për të kryer sulme të caktuara terroriste në drejtim të institucioneve të republikës së Kosovës.
Madje uniforma e ushtrisë së Serbisë, elementë të tjera të uniformës së policisë Kosovës, këtu del në pah ajo që ne kemi theksuar se në pjesën e veriore duket ky grup duke u veshur qoftë si ushtarë të Serbisë, duke sulmuar institucione të Kosovës, qoftë si policë të Kosovës, duke sulmuar komunitetin serb për të paraqitur situatën e një konflikti ndëretnik, të cilin e ka paralajmëruar edhe në kongresin në senat të SHBA-ve drejtoresha e shërbimeve inteligjente amerikane.
Tashmë është i faktuar dhe i dëshmuar ky element. Faktori ndërkombëtar do duhet ti bëjë presion Serbisë dhe ti kërkojë llogaridhënie e të mos përdoret Kosova si fushë e lejimit të aktivitetit të Aleksandër Vuçiç”, tha eksperti një intervistë për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje