TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Maj 2025, 08:30

E rëndë në Kosovë! Babai vret me thikë vajzën e tij 15-vjeçare, plagos rëndë vajzën tjetër dhe gruan

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Kosovë! Babai vret me thikë vajzën e

Dyshohet se burri ka therur me thikë gruan e tij dhe dy vajzat.

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Prizren të Kosovës, ku babai ka vrarë me thikë vajzën e tij vetëm 15 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritet policore.

Burime për mediat kosovare bëjnë me dije se autori është, Mehmet Görenç, shtetas turk, i cili dyshohet se me mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar dy vajzat e tij të mitura dhe gruan e tij.

“Sot më datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia përmes telefonit ka marrë informatën se në rrugën “Shote Galica ” në Prizren ndodhet një person i lënduar dhe se emergjenca mjekësore nuk po mund t’i jep ndihmë ngase një i dyshuar ndodhet me thikë ne dorë. Në atë drejtim janë nisur katër patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një i dyshuar M.G. viti i lindjes 1981, mashkull ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend të ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë”, theksoi zëdhënësi i policisë në Kosovë.

Sipas policisë, vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Autori tashmë është arrestuar, ndërsa zëdhënësi i Policisë tha se autori ka pësuar lëndime, që dyshohet se i ka shkaktuar vetes pas kryerjes së aktit.

Lini një Përgjigje