TAGS-AT E JAVËS

Kosova16 Nëntor 2023, 20:51

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Takimet në Bruksel ishin të frytshme!

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Takimet në Bruksel ishin të

Sot është mbajtur raundi i radhës i diskutimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

Me këtë rast nuk pati takim trepalësh, ndërkohë që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje nga takimet e ndara me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç.

Me anë të një postimi në platformën ‘X’, Lajçak ka deklaruar se takimet ishin të frytshme dhe se janë bërë përparime.

Sot kam pritur kryenegociatorët e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviç, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet ishin shumë të frytshme për të bërë përparim në një numër të çështjeve në agjendën tonë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.

lajçak kosova serbia

Lini një Përgjigje