TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Mars 2023, 19:26

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak pas takimit me Kurtin dhe Osmanin: Tani i dimë shumë mirë pritshmëritë e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak pas takimit me Kurtin dhe Osmanin: Tani

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është shprehur se kanë zhvilluar një bisedë konstruktive, sa i përket zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë.

Ai nënvizoi se pret që në takimin e radhës më 18 mars në Ohër të ketë një dokument që do të nënshkruhet nga palët. Lajçak u shpreh se në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë për në Beograd për të dëgjuar edhe atje mënyrën e zbatimit të planit të BE-së.

“Takova edhe zonjën Presidente dhe diskutuam me të. Unë do të vazhdoj vizitën time duke biseduar me partitë politike, partitë politike opozitare dhe me komunitetin ndërkombëtar, por qëllimi kryesor i kësaj vizite është të shohim se si e sheh Kosova zbatimin dhe ky takim ka përmbushur këtë, pritjet e mija në atë kontekst. Të hënën dhe të martën do të jem në Beograd me të njëjtin qëllim, të dëgjoj nga Serbia se si e shohin zbatimin e këtij dokumenti.

Dhe pastaj do të shpresojmë se do të kemi një dokument për të cilin do tē pajtohen më 18 mars, në Ohër. Por sigurisht që është e pamundur në këtë pikë të them më shumë se takimet e mia janë ende duke vazhduar. Por unë thashë, ne diskutuam saktësisht se për çfarë kam ardhur këtu me kryeministrin Kurti, dhe tani e di shumë më mirë për pritshmëritë e Kosovës për zbatimin”, tha ai

 

lajçak kosovë serbi

Lini një Përgjigje