TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Prill 2023, 17:04

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: BE nuk pranoi që ta hartoja unë draft-statutin për Asociacionin

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: BE nuk pranoi që ta hartoja unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka pranuar që ai ta shkruaj draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai shtoi se tani janë duke pritur draft-statutin e shkruar nga ekipi menaxhues, i caktuar nga marrëveshjet e kaluara në Ohër.

Kurti shtoi gjithashut se ndërmjetësit të dialogut i mbetet të përcaktojë agjendën e takimit të 2 majit në Bruksel, derisa edhe bëri të ditur se në fundjavë do të takohet me emisarin e BE-së, për dialog, Miroslav Lajçak.

BE dhe SHBA janë angazhuar fuqishëm për të arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe shuarjen e mosmarrëveshjeve në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.

kosova kurti drafti asocacionit

Lini një Përgjigje