TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Janar 2024, 16:27

Dhuna barbare ndaj Nikola Sanduloviç, flet avokati: U masakrua dhe filmua me urdhër të Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna barbare ndaj Nikola Sanduloviç, flet avokati: U masakrua dhe filmua

Avokati i politikanit të dhunuar serb Cedomir Stojkoviç, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë ku Nikola Sanduloviç u mor peng dhe u dhunua barbarisht nga agjentë të shërbimit sekret serb.

Ai tha se fillimisht politikani Sanduloviç u sulmua nga një media e lidhur me Vuçiç dhe pak orë më pas është rrëmbyer nga shërbimi sekret serb ku dhe është dhunuar.

"Të mërkurën pasdite, së pari regjimi filloi të sulmonte Sanduloviç duke e treguar atë si një armik të Serbisë dhe pak minuta pasi BIA, shërbimi sekret serb e kishte dërguar nga shtabin e tyre dhe atje është rrahur nga persona që punojnë dhe janë agjent të BIA-s dhe kanë ushtruar dhunë kundër tij.

Kur po ushtrohej dhuna ndaj tij u filmua dhe po i bëhej një video dhe ja kanë dërguar dikujt në qeveri dhe ai është shtruar më pas në spitalin në Beograd dhe doli nga spitali brenda ditës. Për 24 orë familja e tij nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe shërbimi sekret refuzoi të jepte informacione duke i lënë në agoni.

Pasi u dërgua në shtëpi, pas një ore policia u shfaq në shtëpi për të kontrolluar banesën dhe ndaj tij ishin ngritur akuza për urrejtje ndaj kombit pasi vendosi një kurorë lulesh në varret e shqiptarëve, kjo akuzë erdhi nga prokurorë që emërohen nga zyra e Vuçiç.

Unë kam ngritur një padi penale kundër Radoiçiç pasi është i përfshirë në grupe terroriste por akoma nuk kam faktet konkrete që ta akuzoj për dhunën ndaj deputetit Sanduloviç", tha avokat për “Syri Tv’’.

 

 

Lini një Përgjigje