TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Janar 2024, 14:50

Dhuna ndaj Nikola Sanduloviç, Albin Kurti: Kjo është Serbia e vërtetë!

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj Nikola Sanduloviç, Albin Kurti: Kjo është Serbia e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në platformën “X” duke thënë se është i shqetësuar thellë rreth raportimeve që thonë se politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç, është paralizuar si rezultat i rrahjes nga shërbimi sekret i Serbisë.

Kurti ka thënë se kjo ka ndodhur pas kërkimfaljes që Sanduloviç ka bërë për krimet që Serbia ka bërë në Kosovë gjatë fushatës gjenocidale.

“Thellësisht i shqetësuar për raportet që thonë se lideri i opozitës serbe Nikola Sanduloviç është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb. Kjo vjen pas kërkimit të faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij ky brutalitet përfaqëson tarifën që qeveria serbe u imponon qytetarëve të saj, nëse ata guxojnë të pranojnë të vërtetën.

“Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson tarifën që qeveria serbe u imponon qytetarëve të saj për guximin për të pranuar të vërtetën dhe për të ndjekur pajtimin. Ai gjithashtu përbën një shkelje serioze tëKonventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sulm të ngjashëm me Putinin ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit”, shtoi Kurti.

albin kurti dhuna ndaj politikanit serb

Lini një Përgjigje