
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave. Sipas Abdixhikut nga deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron ka disa të vërteta, që sipas tij janë lajm shumë i keq.
“E para vërtetë e trishtë është fakti që ne jemi në një pozicion që duhet pritur prej një fuqie të rëndësishme Evropiane, në dyshen e parë të Evropës, një pozicion qortues ndaj Kosovës pas 24 shtatorit. Sot jam ndier keq shumë sepse qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizim të vizave. E kanë merituar në vitin 2016 e meritojnë sot e gjithmonë. Mund të flasim për përgjegjës kush ka faj e kush jo, është një faturë e dëmshme për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku në Context të ATV-së.
Po ashtu Abdixhiku ka shtuar se më e rëndë se sa lajmi ka qenë reagimi i ministres së Punëve të Jashtme.
“Fakti që jemi në një diskutim të tillë potencial është bukur lajm i trishtë. E vërtetë ë trishtë e dytë, ne u portretizuam si vend që nuk e mbajmë fjalën. Kjo deklaratë po vjen nga një fuqi si Franca. Ky është lajm shumë i keq për Kosovës. E vërteta e trishtë e tretë është reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme”, është shprehur Abdixhiku.
Lini një Përgjigje