TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Tetor 2023, 11:38

Macron mesazh Vuçiç dhe Kurtit nga Tirana: Plani franko-gjerman, rruga për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë!

Shkruar nga Pamfleti
Macron mesazh Vuçiç dhe Kurtit nga Tirana: Plani franko-gjerman,
Emmuael Macron

Presidenti i Francës, Emmuael Macron nga Tirana thotë se ka një rrugë dhe një vullnet që e “kemi treguar me udhërrëfyesin franko-gjerman ku do të vazhdojmë” për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Epoka e ribashkimit të Europës, tha më tej ai, nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon.

“Unë jam mes jush i bindur se epoka që po hapet është ribashkimi i Europës që nënkupton zgjidhjen e shumë tensioneve që ekzistojnë në rajon mes Kosovës dhe Serbisë duhet të na çojnë të zgjidhim të gjitha mosmarrëveshjet, që na shqetësojnë, por këtu ka një rrugë dhe një vullnet e kemi treguar me udhërrëfyesin franko-gjerman ku do të vazhdojmë” tha ai.

Propozimi i BE-së, i njohur edhe si plani franko-gjerman, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në tekstin e propozimit, nuk përmendet njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - gjëra në të cilat insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë.

Një version i këtij propozimi u është dorëzuar tashmë të dyja vendeve.

 

emmuael macron kosova

Lini një Përgjigje