TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Tetor 2023, 07:04

QUINT-i ‘ultimatum’ më 21 Tetor, Baton Haxhiu: Si Kurti sfidoi Serbinë

Shkruar nga Pamfleti
QUINT-i ‘ultimatum’ më 21 Tetor, Baton Haxhiu: Si Kurti sfidoi
Baton Haxhiu

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti pas samitit të Berlinit në kryeqytet.

Sipas Haxhiut, data 21 Tetor është shumë  e rëndësishme për Prishtinën dhe Beogradin pasi vendet e QUINT-it do të dërgojnë delegacionet e tyre për nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy shteteve me parimin “Merre ose lëre”.

Kjo sipas Haxhiut është dhe arsyeja që e bëri Kurtin të shprehte këtë të Hënë publikisht qëndrimin e tij pro firmosjes së marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit të zbatimit.

Baton Haxhiu: Ka dy ose tre deklarata të Kurtit në konferencën për shtyp, duke e ditur se data 21 është limiti ku ai duhet të thotë ‘Po-në’ e tij për arsye se me 21 grupi i QUINT-it vjen me parimet të cilat i ofrohen në Prishtinë zotit Kurti e në Beograd zotit Vuçiç, në të njëjtën ditë. Dhe aty pastaj mere ose lëre, do të jetë dhe ajo se kush e si…

-Si Von der Leyen, si Scholz e kanë dënuar sulmin në Kosovë.

Baton Haxhiu: E para e punës, kësaj i ka prirë SHBA sepse trupat amerikane janë të parat që janë ballafaquar me agresorin.

-Si ishte kjo, me 21 do ketë një takim në Kosovë the?

Baton Haxhiu: QUINT-i do të ketë takimin i cili vendos parimet ‘Merre ose lëre’. Prandaj zoti Kurti sot për ta përgatitur opinionin tha unë jam gati për ta nënshkruar.

baton haxhiu

Lini një Përgjigje