TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Tetor 2024, 18:35

Bordi i RTK-së konfirmon dorëheqjen e Adi Krastës!

Shkruar nga Pamfleti

Bordi i RTK-së konfirmon dorëheqjen e Adi Krastës!

Zv/drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në RTK. Lajmi është bërë i ditur në mbledhjen e Bordit të RTK-së.

Në këtë mbledhje, gjithashtu, kryetarja njoftoi anëtarët e Bordit se ka pranuar zyrtarisht letrën e dorëheqjes së pakthyeshme të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm, Adi Krasta”, thuhet në komunikatën e Bordit.

Bordi i RTK-së ka shprehur falënderimet e sinqerta për punën dhe kontributin e Krastës për Radio Televizionin e Kosovës.

Në veçanti, Bordi e vlerëson përkushtimin e z. Krasta në organizimin dhe zhvillimin e Festivalit të Këngës në RTK. Bordi i uron z. Krasta suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe angazhimet e tjera”, thuhet në komunikatë.

Adi Krasta u zgjodh zv/drejtor i RTK-së më 14 janar 2023. Përveç kësaj pozite, ai ishte drejtor i edicionit të parë dhe të dytë të Festivalit të Këngës në RTK./RTK

Lini një Përgjigje