TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Tetor 2024, 10:27

Krimi në familje që tronditi Kosovën, autori dhe viktima janë vëllezërit e regjisorit të njohur

Shkruar nga Pamfleti
Krimi në familje që tronditi Kosovën, autori dhe viktima
Agon Myftari

Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën në mbrëmje pranë qendrës së Prishtinës, ku vëllai vrau me thikë vëllanë.

Motivet e ngjarjes akoma nuk dihen, teksa tashmë ka nisur hetimi nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Kjo ngjarje ka tronditur familjen Myftari, ku ndodhi krimi i rëndë dhe humbi jetën Auroni, ndërsa i dyshuar është vëllai i tij, Genti. Të dy raportohet të jenë vëllezër të regjisorit kosovar Agon Myftari.

Në emër të familjes, Agoni ka kërkuar mirëkuptim nga mediat që të mos spekulohet për rastin e vdekjes së Auron Myftarit, i cili dyshohet se u vra nga vëllai i tij, Gent Myftari.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë e miq,

Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.

Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).

Shpirti i tij u prehtë në paqe! Me respekt, Familja

agon myftari

Lini një Përgjigje