TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Tetor 2024, 12:54

Trump as nuk di ku bie në hartë, nëse fiton Kosova copëtohet sipas planit Thaçi - Vuçiç - Rama!

Shkruar nga Pamfleti
Trump as nuk di ku bie në hartë, nëse fiton Kosova copëtohet
Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Trump

Ai thotë se nëse ndodh kjo, Kosova nuk duhet të ndjehet komode, shto këtu raportet jo të mira ndërmjet Grenellit dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ish-diplomati Fatos Tarifa ka komentuar marrëdhënien që pritet të ketë ish-presidenti Trump me Kosovën dhe Serbinë nëse ai fiton zgjedhjet.

Ai u shpreh se marrëdhëniet gjeo-strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës me SHBA-në nuk përcaktohen nga personi që e drejton Shtëpinë e Bardhë, për më tepër që vetë Trump sipas tij nuk e ka idenë se ku ndodhen gjeografikisht Kosova dhe Shqipëria, apo edhe shtete të tjera të Ballkanit.

“Jam i sigurt që nëse Donald Trump-it do ti bëhej një hartë memece e Ballkanit nuk do dijë se ku është Kosova apo ndonjë vend tjetër. Përgjithësisht amerikanët janë injorantë në gjeogrgrafi, kur bëhej lufta në Irak 30% e tyre nuk e dinin ku binte Iraku. Mbi të gjitha marrëdhëniet e Shqipërisë apo Kosovës me SHBA-në nuk përcaktohen nga personi që e drejton Shtëpinë e Bardhë”, tha ish-ambasadori.

Ndërsa profesori dhe analisti politi, Binak Maxharraj i cili jeton në SHBA, thotë se, ardhja e ish-presidentit Donald Trump si president i SHBA-së, do të tremb Kosovën, pasi në pushtet do të vijë edhe Richard Grenell, që mund të marr pozitën e sekretarit të shtetit.

Ai thotë se nëse ndodh kjo, Kosova nuk duhet të ndjehet komode, shto këtu raportet jo të mira ndërmjet Grenell dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Hasmëria midis kryeministrit Kurti dhe Richard Grenell do të vazhdojë edhe më ashpër nëse fiton Donald Trump, duke e paur parasysh miqësinë e pakontestueshme të Grenellit me Serbinë dhe në veçanti me kryetarin e saj Aleksandër Vuçiç i cili po pret që Grenell të vijë në pushtet për ta “hequr qafe” Kurtin. Pra, “lufta” midis Grenellit dhe Kurtit do të vazhdojë edhe me ndihmën e Vuçiçit, por edhe të grenellistëve tanimë të struktuur në PDK dhe LDK që po presin ardhjen e tij.”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, në SHBA ka shanca më të mëdha që të bëhet presidente e shtetit Kamala Harris.

“Por, do thoja se as zgjedhësit në Kosovë nuk duhet të jenë gafil dhe se votën e tyre të drejtojnë kah koalicionit Vjosa-Kurti që ta fitojnë shumicën absolute dhe këtë duhet të bëjnë për hirë të mbrojtjes së Kosovës, sepse nëse vjen Trumpi me Grenell vetëm Kurti mund t’i bëjë ballë kësaj furtune grenelliane, pra nëse e fiton shumicën në parlament, në të kundërtën Kosova ka ditë të këqija kur të ia mësyn Grenelli me grenellistet e brendshëm dhe mund të dëmtojnë Kosovën që do të shpije edhe deri te ndarja e saj me Serbinë siç ishte plani dhe pajtimi midis Vuçiçit, Thaçit dhe Edi Ramës”, thekson ai.

Maxharraj shprehet se me ardhjen e Trumpit në pushtet ka shumë mundësi të ndarjes apo korigjimit të territoreve dhe këtë sipas tij e ka thënë edhe ish-këshilltari  i Trumpit, Joe Bollton.

“Ai deklaroi se me ardhjen e sërishme te Donald Trump mund të nis përsëri procesi i ndrajes së Kosovës, sipas planit që dikur e kishin hartuar Thaçi – Vuçiç - Rama dhe Grenell, por u diskredituan dhe plani dështoi”, përfundon Binak Maxharraj.

 

kosova trump ndarja e territoreve

Lini një Përgjigje