
Mëngjesin e së shtunës është sulmuar fizikisht kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:50 ku Muhaxheri ishte duke lëvizur në rrugën “Bill Clinton” në Pejë pasi kishte konsumuar një kafe në lokalet në këtë rrugë.
Muhaxheri, që është edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Pejës.
Policia konfirmoi se është duke hetuar rastin, teksa shtoi se janë arrestuar dy persona.
Jo zyrtarisht mësohet si shkak mund të jetë bërë një projekt infrastrukturor në komunën e Pejës.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbardhin sa më shpejtë rastin.

Lini një Përgjigje