TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Tetor 2024, 22:25

Gara presidenciale, ish-ambasadori shpjegon çfarë ndodh me marrëdhëniet SHBA-Prishtinë: Trumpi as e di ku bie Kosova në hartë

Shkruar nga Pamfleti

Gara presidenciale, ish-ambasadori shpjegon çfarë ndodh me

Ish-diplomati Fatos Tarifa komentoi marrëdhënien që pritet të ketë ish-presidenti Trump me Kosovën dhe Serbinë nëse ai fiton zgjedhjet.

Ai u shpreh se marrëdhëniet gjeo-strategjike mes Shqipërisë dhe Kosovës me SHBA-në nuk përcaktohen nga personi që e drejton Shtëpinë e Bardhë, për më tepër që vetë Trump sipas tij nuk e ka idenë se ku ndodhen gjeografikisht Kosova dhe Shqipëria, apo edhe shtete të tjera të Ballkanit.

“Jam i sigurt që nëse Donald Trump-it do ti bëhej një hartë memece e Ballkanit nuk do dijë se ku është kosova apo ndonjë vend tjetër. Përgjithësisht amerikanët janë injorantë në gjeogrgrafi, kur bëhej lufta në Irak 30% e tyre nuk e dinin ku binte Iraku. Mbi të gjitha marrëdhëniet e Shqipërisë apo Kosovës me SHBA-në nuk përcaktohen nga personi që e drejton Shtëpinë e Bardhë”, tha ish-ambasadori në Euronews.

Lini një Përgjigje