
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Presidencën e Kosovës për takimin e saj me presidenten Vjosa Osmani.
Ky është takimi i parë në Prishtinë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor ndërsa më pas do të takojë edhe kryeministrin Albin Kurti,.
Osmani dhe Von der Leyen do të mbajnë edhe një konferencë për media pas takimit.
Von der Leyen ka vizituar më herët Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Sarajevën. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.
Lini një Përgjigje