TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Mars 2026, 21:02

Bashkëpunëtorët fundosin Murselin; vrasja e Liridonës drejt mbylljes; fjala e fundit më 17 prill

Shkruar nga Pamfleti
Bashkëpunëtorët fundosin Murselin; vrasja e Liridonës drejt
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli

Procesi për vrasjen e Liridona Ademajt po i afrohet fazës përmbyllëse, ndërsa gjykata ka caktuar datën 17 prill për paraqitjen e fjalëve përfundimtare ndaj të akuzuarve.

Pas çdo seance nga ngjarja kanë dalë të dhënë tronditëse. Pas sagës se i akuzuari kryesor për planifikimin e vrasjes Naim Murseli kishte probleme të shëndetit mendor, ç’ka u hodh poshtë nga ekspertiza, të akuzuarit e tjerë i kanë dalë kundër.

Në seancën e kësaj të premteje, Kushtrim Kokalla, ka deklaruar para togave të zeza se nuk ka pasur rol në organizimin e vrasjes dhe ka mohuar se ka ndërmjetësuar mes të akuzuarve të tjerë në këtë rast.

Ai tha se kontaktet dhe takimet me të pandehurit e tjerë nuk kanë pasur lidhje me veprën penale për të cilën ngarkohet, duke theksuar se nuk ka qenë pjesë e ndonjë marrëveshjeje për kryerjen e vrasjes.

Kokalla deklaroi se e kishin thirrur policia që të dorëzohej në stacionin e policisë në Gjakovë ku është intervistuar për 30 minuta.

Ai konfirmoi se kishte pasur biseda me hetues para intervistimit zyrtar, të cilët sipas tij e kanë akuzuar se ai është kryesori në këtë vrasje.

Sipas Kokallës, ai kishte takuar të pandehurit, por jo në rrethana që lidhen me veprën penale.

Qëllimi i shoqërimit të tij me Naim Murselin ishte një kredi prej 25 mijë eurosh që Kokalla e kishte marrë për Murselin dhe me kërkesë të këtij të fundit, ndërsa edhe njohjen e tij me Plavën po ashtu drejtoi gishtin nga Murseli i cili i kishte dhënë numrat e kontaktit.

Sipas aktakuzës, Naim Murseli, ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla që të gjejë mundësi për vrasjen e Liridona Ademajt dhe ai ka refuzuar, por në kundërshtim me deklarimet e tij, prokuroria pretendon se ka qenë Kushtrimi që ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, si personin që në fund ka shkrepur armën në 29 nëntor të vitit 2023, në këmbim të 30 mijë eurove.

liridona ademaj dhe naim murseli

Lini një Përgjigje