TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Qershor 2024, 12:33

‘Ballkanit i duhet fryma e Rugovës’/ Miku i Ramës sulmon Kurtin në Prishtinë: Liderët s’duhet të bien në kurthet e nacionalizmit

Shkruar nga Pamfleti
‘Ballkanit i duhet fryma e Rugovës’/ Miku i Ramës sulmon
Massimo D'Alema

Ditën e sotme në Prishtinë është mbajtur një konferencë ndërkombëtare në nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, ku protagonist kryesor ka qenë pikërisht ish-presidenti Ibrahim Rugovës, për rolin e rëndësishëm që ai ka luajtur në rrugën drejt lirisë.

Të pranishëm në këtë event janë Edi Rama, ish Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair dhe ish Kryeministri Italian, Massimo D’Alema, të dy miq të kryeminsitrit shqiptar.

Në fjalën e tij, Massimo D'Alema,  tha se Rugova ka qenë personifikim i një njeriu që kishte lidhje të forta me qytetarët e Kosovës, por edhe ndërkombëtarët.

Sipas tij, në këtë të tashme të brishtë në Ballkan, liderët duhet të kenë frymën e Rugovës teksa thumboi kryeministrin Albin Kurti.

“Garancinë për të ardhmen e Kosovës, se ishte njeri i dialogut dhe bashkekzistencën kulturore dhe fetare në një tokë që ishte në vështirësi, një profet.  Ka qenë e vështirë që çdo person tjetër të jetë i krahasueshëm me të, sa i përket lidhjes me popullin e Kosovës dhe me ndërkombëtarët.

Pavarësia e Kosovës do të ishte faktor stabilizues në rajon, dua të vë theksin në këtë deklaratë, për fat të keq sëmundja e ka parandaluar Rugovën në hapat kyç deri në Pavarësinë, kam një kujtesë të mirë për marrëveshjen për statutin e Kosovës, kam qenë në qeveri dhe ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme. Më shumë se kurrë, Ballkani nevojitet ajo që duhet të quhet fryma e Rugovës, kapaciteti i liderëve që ngrihet mbi popullin e vetë pa rënë në kurthet e nacionalizmit”, tha ai.

Ish kryeministri Italian D’Alema duket se e ka kthyer Tiranën në destinacionin e tij të preferuar.

Ndonëse ishte në qendër të akuzave nga mediat italiane, duket se miku i Ramës nuk ka bërë asnjë hap pas dhe vijon punën. Ai është fotografuar dje duke udhëtuar me avion në drejtim të Tiranës, ku duket se ushtron biznesin e tij të dyshimtë./ Pamfleti

massimo d\'alema albin kurti

Lini një Përgjigje