TAGS-AT E JAVËS

Kosova 8 Qershor 2024, 14:40

Arrestohet në veri të Kosovës rusi misterioz, nisin hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet në veri të Kosovës rusi misterioz, nisin hetimet

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas rus në fshatin Grizhan të Zveçanit, pasi ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.

Arrestimi është kryer më 7 qershor dhe është publikuar në raportin 24-orësh të Policisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim.

Më 13 maj të këtij viti, Policia e Kosovës dëboi dy shtetas tjerë rusë, të cilët u ndaluan në datën 6 të atij muaji, gjithashtu për kalim ilegal të kufirit.

Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë tranzit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë.

Ky vendim është marrë nga viti 2022. Deri atëherë, qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u është lejuar hyrja, tranziti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Republikës së Kosovës pa vizë.

Rusia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Megjithatë dy vendet kanë marrëdhënie formale. Zyra Ndërlidhëse ruse në Prishtinë është hapur që prej vitit 2005, edhe pse veprimtaria e saj në publik është e shfaqur fare pak.

Lini një Përgjigje