TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Qershor 2024, 13:48

Arrestimi i dy personave në Kosovë, eksperti zbulon lëvizjet e tyre: Agjentë të Serbisë!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i dy personave në Kosovë, eksperti zbulon lëvizjet e

Dy persona u arrestuan një ditë më parë në Ferizaj nën dyshimin se kanë bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës së Serbisë (BIA).

Në pranga janë vënë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dhe arrestimi i tyre është bërë i mundur pas zbulimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Eksperti Drizan Shala tha se ka dyshime që ata kanë vepruar me vite të tëra si spiunë të Serbisë, por prej 1 viti hetoheshin nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

“Ata kanë lokalizuar lidhjet e dyshimta dhe përmes hetimeve intensive kanë identifikuar dhe argumentuar lidhjet e tyre me përfaqësuesin e BIA serbe në Ferizaj. Agjencia e inteligjencës ndërmerr veprime ndaj familjarëve të tyre duke identifikuar lidhte e tyre të mundshme edhe me RMV dhe informacionet do përpunohen në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë dhe më tej do bëhet gjykimi i personave", tha ekperti në një intervistë për Euronews Albania.

arrestim kosove eksperti agjente te serbise

Lini një Përgjigje