TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Qershor 2024, 15:35

Dyshohet se merreshin me spiunazh, autoritetet kosovare arrestojnë dy persona!

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se merreshin me spiunazh, autoritetet kosovare arrestojnë dy

Dy persona janë arrestuar nga autoritet kosovare pasi dyshohet se kryenin spiunazh për interesa të huaja.

Lajmi u bë i ditur nga Prokuroria Speciale e Kosovës e cila njoftoi se janë arrestuar dy persona të dyshuar për “spiunazh”.

Në një njoftim për media, Prokuroria tha se dy shtetasit kosovarë u arrestuan të mërkurën pas një hetimi disamujor dhe se i ngarkon ata me veprën penale “spiunazh”.

Sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim, shkruan REL.

Ata janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Prokuroria tha se ndaj tyre do t’i ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”. Nuk u dhanë hollësi të tjera rreth këtij rasti.

Lini një Përgjigje