TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Qershor 2024, 11:11

27-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesën e saj në Zvicër, dyshohet se është vrarë

Shkruar nga Pamfleti

27-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në banesën e saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një 27-vjeçare nga Kosova është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Mësohet se identiteti i të resë është Vitesa Kukalaj.

Policia dhe Prokuroria në Zvicër janë vënë nën lëvizje dhe po hetojnë rastin si vdekje të dyshimtë.

Lajmin për vdekjen e 27-vjeçares e kanë dhënë familjarët e saj në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, shokët e dashamirët se më e dashura jonë Vitesa (Amir) Kukalaj, në moshën 27 vjeçare papritmas ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër me datë 06.06.2024 ( e enjte), në orën 14:00, në varrezat e fshatit Voksh. E pamja vazhdon dy dit pas varrimit në fshatin Voksh. Vitesa iku në moshë të re duke na lënë përjetë të pikëlluar. Do të kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri!”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje