TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Qershor 2024, 14:45

Digjen dy vetura me targa serbe në veri të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Digjen dy vetura me targa serbe në veri të Kosovës

Dy vetura me targa serbe janë djegur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të veriut.

Lajmin e ka konfirmuar, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veriun.

Elshani tha se rasti ka ndodhur rreth orës 02:25.

Sot me datë 01.06.2024 rreth orës 02;25 ne rr. Kral Petri Veri Mitrovicë veturën e tipit Skoda Octavia ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyrë e zezë me targa serbe”, u shpreh ai.

Elshani bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftur prokurorin kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet ‘zjarrëvënie’.

Lini një Përgjigje